“Biz geldik” – Shefki Lleshi ironizon pushtetin lokal në Dibër

Kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Dibër, Shefki Lleshi, ka reaguar me tone kritike ndaj udhëheqjes aktuale të komunës, duke vënë në pikëpyetje atë që ai e quan The post “Biz geldik” – Shefki Lleshi ironizon pushtetin lokal në Dibër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 9, 2026 - 00:00
“Biz geldik” – Shefki Lleshi ironizon pushtetin lokal në Dibër

Kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Dibër, Shefki Lleshi, ka reaguar me tone kritike ndaj udhëheqjes aktuale të komunës, duke vënë në pikëpyetje atë që ai e quan “arritje të njëanshme dhe të papërfunduara”.

“Në na ftuat me ‘Bujrum’, ne u përgjigjëm: ‘Biz geldik’ – mirë se ju gjetëm”, shprehet Lleshi, duke ironizuar qasjen e pushtetit lokal ndaj qytetarëve dhe opozitës.

Ai thekson se krenaria për projekte që, sipas tij, janë realizuar vetëm nga një palë, nuk përbën sukses të plotë, duke shtuar se shumë çështje mbeten të hapura dhe të paqarta.

Lleshi paralajmëroi se në ditët në vijim “do të dalë e bardha mbi të zezë” për disa zhvillime që lidhen me kufirin e Bllatës, pikën e gjelbërt kufitare dhe funksionimin e institucioneve përgjegjëse për luftimin e krimit.

Në deklaratën e tij, ai ngriti edhe çështjen e ndërtimeve në bregun e liqenit, duke theksuar se ndalimi i tyre ishte një premtim i pambajtur. “Jo vetëm që nuk u ndaluan vilat, por ato janë shtuar edhe më shumë”, u shpreh ai.

Gjithashtu, ai kritikoi proceset e tenderimit, duke aluduar për mungesë transparence dhe përhapje të, siç tha ai, “praktikave të turpshme dhe denigruese”.

“Arritje do të ishte të ndaleshin tenderët e rregulluar dhe të luftohej mafia, jo të shtohej ajo”, deklaroi Lleshi.

Në fund, ai theksoi se qytetarët presin më shumë përgjegjësi dhe më pak retorikë nga udhëheqja komunale, duke lënë të hapur mundësinë e reagimeve të tjera në vazhdim. Gazeta Flaka

The post “Biz geldik” – Shefki Lleshi ironizon pushtetin lokal në Dibër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .