Kondovë: Sulmohet me qytën e pistoletës pasi mbrojti vajzën e tij të mitur
Më 19.05.2026 në ora 01:45 në SPB Shkup, N.Sh.(41) nga fshati Kondovë e Shkupit, ka denoncuar se më 18.05.2026 rreth orës 21:30 para shtëpisë së tij, B.I.(18) e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me qytën e pistoletës dhe duke i shkaktuar...
Më 19.05.2026 në ora 01:45 në SPB Shkup, N.Sh.(41) nga fshati Kondovë e Shkupit, ka denoncuar se më 18.05.2026 rreth orës 21:30 para shtëpisë së tij, B.I.(18) e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me qytën e pistoletës dhe duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas denoncimit, më herët gjatë ditës, vajza e tij e mitur kishte pasur një zënkë me një të mitur tjetër. Pasi ka vënë re se në kohën e lartpërmendur B.I. së bashku me një person tjetër po e kapnin vajzën e tij nga qafa, ai ka tentuar t’i ndalojë, me çka B.I. e ka sulmuar me qytën e pistoletës. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.