BMW dhe kamion u përplasën, shpërtheu zjarr pranë Hipodromit, autostrada drejt Shkupit e mbyllur

Shkup, 11 shkurt – Një aksident i rëndë trafiku i shoqëruar me zjarr ka shkaktuar sonte bllokim të plotë të autostradës në hyrje të Shkupit, në pjesën pranë Hipodromit, në…

shkurt 11, 2026 - 01:30
 0
BMW dhe kamion u përplasën, shpërtheu zjarr pranë Hipodromit, autostrada drejt Shkupit e mbyllur

Shkup, 11 shkurt – Një aksident i rëndë trafiku i shoqëruar me zjarr ka shkaktuar sonte bllokim të plotë të autostradës në hyrje të Shkupit, në pjesën pranë Hipodromit, në drejtim të kryeqytetit. Sipas informacioneve të para jozyrtare, bëhet fjalë për përplasje mes një veture “BMW” dhe një kamioni, pas së cilës ka shpërthyer zjarr.

Dëshmitarët flasin për skena dramatike në vendin e aksidentit, ndërsa në terren janë parë ekipet e zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar.

Gjithashtu, shoferët raportojnë për kolonë ose një tjetër aksident edhe në pjesën pas pagesës rrugore Milladinovci, pranë kthesës për Ilinden, gjë që e vështirëson edhe më shumë gjendjen e trafikut në këtë pjesë të kryeqytetit.

Shoferëve u rekomandohet kujdes i shtuar, ulje e shpejtësisë dhe, nëse është e mundur, përdorimi i rrugëve alternative deri në normalizimin e trafikut.