Bojkot në Drejtorinë e Librave Amë në Tetovë, qytetarët mbesin pa shërbime

Dhjetëra qytetarë të Tetovës janë detyruar sot të kthehen pa kryer punë nga Drejtoria e Librave Amë, pasi të punësuarit në këtë institucion kanë nisur bojkotin e punës. Shkak për The post Bojkot në Drejtorinë e Librave Amë në Tetovë, qytetarët mbesin pa shërbime appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 16, 2025 - 20:00
 0
Bojkot në Drejtorinë e Librave Amë në Tetovë, qytetarët mbesin pa shërbime

Dhjetëra qytetarë të Tetovës janë detyruar sot të kthehen pa kryer punë nga Drejtoria e Librave Amë, pasi të punësuarit në këtë institucion kanë nisur bojkotin e punës. Shkak për bojkotin është mungesa e nënshkrimit të Marrëveshjes kolektive, për të cilën punonjësit thonë se po presin tash e dy vite.

Qytetarët që kishin shkuar për të marrë shërbime publike si dokumente personale dhe vërtetime të ndryshme, gjetën dyert e institucionit të mbyllura. Pavarësisht pakënaqësisë për vonesat, shumica e tyre shprehën mirëkuptim për kërkesat e të punësuarve.

“Nuk punon kurrkush aty, mbyllur është, por i kuptojmë punëtorët – edhe ata kanë të drejta”, u shprehën disa nga qytetarët e anketuar.

Të punësuarit në Drejtorinë e Librave Amë kërkojnë nënshkrimin e Marrëveshjes kolektive, e cila sipas tyre do të rregullonte të drejtat dhe kushtet e punës. Ata paralajmërojnë se bojkoti do të vazhdojë derisa kërkesat e tyre të merren seriozisht nga institucionet kompetente.

Nga Drejtoria e Librave Amë dhe Ministria përkatëse deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar lidhur me bojkotin dhe afatet për zgjidhjen e situatës. Gazeta Flaka

The post Bojkot në Drejtorinë e Librave Amë në Tetovë, qytetarët mbesin pa shërbime appeared first on Flaka, në çdo lajm... .