Britania kërcënon Iranin me sanksione nëse nuk hapet Ngushtica e Hormuzit
Britania e Madhe ka paralajmëruar vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit nëse vazhdon bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të tregtisë globale. Deklarata u bë nga ministrja e Jashtme britanike Yvette Cooper, e cila akuzoi Iranin se po “mban peng ekonominë globale” përmes kontrollit të kësaj ngushtice strategjike. Rreth 40 vende, […] The post Britania kërcënon Iranin me sanksione nëse nuk hapet Ngushtica e Hormuzit appeared first on InfoShqip.com.
Britania e Madhe ka paralajmëruar vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit nëse vazhdon bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të tregtisë globale.
Deklarata u bë nga ministrja e Jashtme britanike Yvette Cooper, e cila akuzoi Iranin se po “mban peng ekonominë globale” përmes kontrollit të kësaj ngushtice strategjike.
Rreth 40 vende, që morën pjesë në një telekonferencë të zhvilluar nën drejtimin e Britanisë, kërkuan hapjen e menjëhershme dhe pa kushte të Hormuzit.
“Irani po përpiqet të mbajë peng ekonominë botërore në Ngushticën e Hormuzit. Kjo nuk duhet të lejohet. Për këtë arsye, partnerët kërkuan sot që ajo të rihapet menjëherë dhe pa kushte, duke respektuar parimet themelore të lirisë së lundrimit dhe të së drejtës detare”, u shpreh Cooper.
Sipas saj, vendet pjesëmarrëse ranë dakord të shqyrtojnë masa të mëtejshme presioni ndaj Teheranit, përfshirë masa ekonomike dhe politike si sanksionet, në rast se situata nuk ndryshon.
Ky zhvillim vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa bllokimi i kësaj arterie jetike të transportit detar rrezikon të ketë pasoja të mëdha për ekonominë globale.
The post Britania kërcënon Iranin me sanksione nëse nuk hapet Ngushtica e Hormuzit appeared first on InfoShqip.com.