Britania në alarm për sigurinë kibernetike, qeveria u bën thirrje institucioneve të mbrojnë sistemet online

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundshëm të sistemeve të saj online, mes shqetësimeve për sigurinë kibernetike dhe cenueshmëritë që mund të prekin shërbimet dixhitale. Një zë...

tetor 22, 2026 - 12:00
Britania në alarm për sigurinë kibernetike, qeveria u bën thirrje institucioneve të mbrojnë sistemet online

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundshëm të sistemeve të saj online, mes shqetësimeve për sigurinë kibernetike dhe cenueshmëritë që mund të prekin shërbimet dixhitale.

Një zëdhënës i qeverisë britanike u ka bërë thirrje të gjitha organizatave, si atyre publike ashtu edhe private, pavarësisht madhësisë së tyre, të ndjekin udhëzimet përkatëse për të mbrojtur sistemet dhe infrastrukturën e tyre dixhitale.

Thirrja vjen pasi Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC) e Mbretërisë së Bashkuar, së bashku me institucionet homologe në Bashkimin Evropian dhe Australi, u kanë kërkuar përdoruesve të teknologjisë PHP të instalojnë sa më shpejt përditësimet dhe rregullimet e nevojshme të sigurisë.

Autoritetet paralajmërojnë se vonesat në zbatimin e masave mbrojtëse mund t’i lënë sistemet të ekspozuara ndaj rreziqeve të mundshme kibernetike.“Kur ndreqja e menjëhershme nuk është e mundur, organizatat duhet të marrin në konsideratë heqjen e sistemit nga puna derisa të mund të zbutet plotësisht”, thuhet në udhëzimin e NCSC-së.

Autoritetet u bëjnë thirrje institucioneve dhe bizneseve që të veprojnë pa vonesa për të kufizuar rreziqet dhe për të garantuar sigurinë e shërbimeve online.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.