Bujar Dugolli, studenti rebel i viteve ’90 në Kosova, në përkrahje të studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut

Ish-udhëheqësi i Lëvizjes Studentore të viteve ’90 në Kosovë dhe profesori universitar, Bujar Dugolli, ka reaguar mbi debatin aktual për provimet në jurisprudencë në Maqedonia e Veriut, duke theksuar se The post Bujar Dugolli, studenti rebel i viteve ’90 në Kosova, në përkrahje të studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 5, 2026 - 14:00
Bujar Dugolli, studenti rebel i viteve ’90 në Kosova, në përkrahje të studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut

Ish-udhëheqësi i Lëvizjes Studentore të viteve ’90 në Kosovë dhe profesori universitar, Bujar Dugolli, ka reaguar mbi debatin aktual për provimet në jurisprudencë në Maqedonia e Veriut, duke theksuar se studentëve shqiptarë duhet t’u garantohet e drejta për t’u testuar në gjuhën e tyre amtare.

“Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë të drejtë të japin provimet në gjuhën e tyre amtare,” deklaroi Dugolli.

Ai vlerësoi se debati i fundit nxjerr në pah një realitet më të gjerë politik dhe shoqëror. “Ky debat tregon qartë një të vërtetë: shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë pakicë, por komb shtetformues. Çdo pengesë për t’i lejuar ata të studiojnë dhe të testohen në gjuhën amtare është mohim i të drejtave natyrore dhe kombëtare,” u shpreh ai.

Dugolli kritikoi gjithashtu qasjen e institucioneve shtetërore, duke theksuar se tensionet e tilla nuk duhet të nxiten. “Ky debat shfaq edhe një herë se nacional-shovinizmi i udhëheqjes shtetërore maqedonase, fatkeqësisht, është i gjallë dhe po përpiqet të krijojë madje edhe konflikte, gjë që nuk duhet lejuar,” tha ai.

Duke folur për statusin e gjuhës shqipe, Dugolli kërkoi barazi të plotë në nivel shtetëror. “Gjuha shqipe duhet të jetë gjuhë zyrtare në nivel shteti, krahas asaj maqedonase. Nëse në Kosova kemi lejuar këtë për vetëm 3% të pakicës serbe, pse në Maqedoninë e Veriut nuk funksionon kjo, kur gati gjysma e popullsisë dhe territorit janë shqiptarë autoktonë?” deklaroi ai.

Ai bëri thirrje për unitet politik ndër shqiptarët në vend. “Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, si ata në pushtet ashtu edhe ata në opozitë, duhet të jenë të bashkuar për të drejtat e barabarta në nivel vendi. Ajo që është arritur deri tani nuk është e mjaftueshme,” theksoi Dugolli.

Në fund, Dugolli apeloi edhe për reagim nga shtetet shqiptare në rajon. “Edhe Shqipëria dhe Kosova duhet të ndihmojnë, të ngrenë zërin dhe të reagojnë kundër qasjes diskriminuese dhe të padrejtë ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut,” u shpreh ai.

Sipas tij, standardet ndërkombëtare nuk përputhen me situata të tilla. “Një shtet anëtar i NATO dhe që pretendon të jetë pjesë e Bashkimi Evropian nuk mund të jetë diskriminues. Barazia gjuhësore dhe arsimore nuk është luks, është e drejtë,” përfundoi Dugolli.

The post Bujar Dugolli, studenti rebel i viteve ’90 në Kosova, në përkrahje të studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .