Burimi takohet me Atillën pas daljes nga Big Brother, bëjnë një paralajmërim
Burim Vatovci u largua të premten nga shtëpia më e famshme në Kosovë, Big Brother VIP. Ish-konkurrenti ka lënë përgjysmë garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ndonëse qëndroi për më shumë se një muaj. Ai pas daljes rrëfeu edhe gjërat që mendoi se e kanë penalizuar në lojë, duke theksuar se u […]
Burim Vatovci u largua të premten nga shtëpia më e famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
Ish-konkurrenti ka lënë përgjysmë garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ndonëse qëndroi për më shumë se një muaj.
Ai pas daljes rrëfeu edhe gjërat që mendoi se e kanë penalizuar në lojë, duke theksuar se u ndje edhe i bullizuar brenda.
I njëjti shihet se është takuar edhe me ish-bashkëshortin e Drenusha Latifit, Atilla Kardesh.
Ky i fundit u bë i njohur për publikun pasi mori pjesë në këtë edicion të BBVK, duke u bërë një sensacion.
Atilla mori vëmendje tejet të madhe edhe për shkak të disa deklaratave që ka bërë.
Ai po ashtu arriti një paqe me ish-partneren e tij për hir të dy fëmijëve që kanë bashkë.