Burri rrahu gruan në Pejë – Intervenon policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Pejë është arrestuar një person. Kjo pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se i dyshuari fillimisht nuk ishte hasur në shtëpi, por më pas është paraqitur në stacionin policor. “Pejë 17.10.2025 – 15:30. Është raportuar se

tetor 18, 2025 - 12:00
 0
Burri rrahu gruan në Pejë – Intervenon policia
Burri rrahu gruan në Pejë – Intervenon policia

Burri rrahu gruan në Pejë – Intervenon policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Pejë është arrestuar një person. Kjo pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se i dyshuari fillimisht nuk ishte hasur në shtëpi, por më pas është paraqitur në stacionin policor.

“Pejë 17.10.2025 – 15:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte në gjendje të dehur. Si pasojë e dhunës fizike viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari fillimisht nuk është hasur në shtëpi nga policia, por më vonë është paraqit në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, është thënë në raportin e Policisë.