Çadra e shezlonge falas në Vlorë, Dredha: Sfidë këtë sezon, pastërtia e ujit

Edhe këtë vit bashkia e Vlorës do të ofrojë çadra dhe shezlongë falas për pushuesit. Ato janë vendosur në bregdet pranë plazhit të Marinës një prej plazheve publike në qytet. “Deti është një plazh publik. Ne ofrojmë çadrat falas atje, të gjithë ata që janë të interesuar t’i shpenzojnë këtu pushimet, në këtë pjesë të […]

qershor 14, 2025 - 12:30
 0  4
Çadra e shezlonge falas në Vlorë, Dredha: Sfidë këtë sezon, pastërtia e ujit

Edhe këtë vit bashkia e Vlorës do të ofrojë çadra dhe shezlongë falas për pushuesit. Ato janë vendosur në bregdet pranë plazhit të Marinës një prej plazheve publike në qytet.

“Deti është një plazh publik. Ne ofrojmë çadrat falas atje, të gjithë ata që janë të interesuar t’i shpenzojnë këtu pushimet, në këtë pjesë të Lungomares sonë. Patjetër që ka edhe vende të tjera ku ne forcojmë hapësira publike për stacionin e plazheve publike”, tha kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha.

Në fokus të autoriteteve këtë sezon është edhe pastërtia e ujit.

“Uji është i pastër, ne edhe atë problemin që kemi pasur ka qenë i mbartur më parë, menaxhimi i ujërave të zeza. Pak ditë më parë kam ndjekur nga afër dhe ndërhyrjen e ujësjellësit, për detin që është jo shumë larg nga këtu. Nuk do të ketë më derdhje në det”, shtoi Ermal Dredha.

Sipas kryebashkiakut Ermal Dredha po bëhen të gjitha përpjekjet që edhe ky sezon të jetë i suksesshëm ashtu si në 2024 kur Vlora priti vizitorë e turistë të shumtë nga shtete të ndryshme të botës.

Klan News