Çelja e grupkapitullit të dytë për Shqipërinë, ministri i Jashtëm i Polonisë: Jetik për integrimin ekonomik të Shqipërisë!

Mbrëmjen e sotme është mbajtur konferenca e përbashkët  për shtyp në Luksemburg mes ministrit të Jashtëm të Polonisë, Radosłaë Sikorski, komisioneres për Zgjerim, Marta Kos dhe kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, Sikorski u shpreh se konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë ishte e suksesshme. Ai tha se u hap kapitulli i dytë i negociatave që […]

Prill 14, 2025 - 20:00
 0  8
Çelja e grupkapitullit të dytë për Shqipërinë, ministri i Jashtëm i Polonisë: Jetik për integrimin ekonomik të Shqipërisë!

Mbrëmjen e sotme është mbajtur konferenca e përbashkët  për shtyp në Luksemburg mes ministrit të Jashtëm të Polonisë, Radosłaë Sikorski, komisioneres për Zgjerim, Marta Kos dhe kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij, Sikorski u shpreh se konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë ishte e suksesshme.

Ai tha se u hap kapitulli i dytë i negociatave që ka të bëjë me tregun e përbashkët.

Pjesë nga fjala e ministrit polak:

“E mbyllëm 2024 me një vizitë në Shqipëri dhe në fillim 2025 prita komisioneren Kos në Varshave. Zgjerimi i BE ishte në thelb të  bisedimeve tona.

Pas një konferencë shumë të suksesshme ndërqeveritarë me Shqipërinë gjatë së cilës grup kapitulli i dytë i negociatave kushtuar tregut të përbashkët u çel.

Kapitujt që hapëm sot janë jetik për integrimin ekonomik të Shqipërisë në tregun e brendshëm të BE. Reformat e nevojshme do të rrisin mundësi tregtare dhe do ta bëjnë Shqipërinë më tërheqëse për investimet tuaja.

BE është e ardhme e mirë, e sigurt dhe e begatë, qysh që kur ne e kemi përjetuar në Poloni në 2004 dhe ata që janë larguar nga BE janë penduar.

Shpresoj që muajt e ardhshëm të kemi mundësi të zhvillojmë konferenca të tjera ndërqeveritare”.