“Kam qejf ta ha të gjallë”/Rama-Alizotit:Kam ardhur me frikë sot, por nuk po e shoh!
Kreu i PS, Rama në takimin përmbyllës elektoral në Librazhd e nisi fjalën e tij duke ironizuar Tomor Alizotin, i cili pak ditë më parë deklaroi se “kryeministrin kam qejf ta ha të gjallë’. Me ironi, Rama në këtë takim elektoral tha: ‘Kam ardhur me frikë’ “Kam ardhur me shumë frikë. Gati desh u ktheva […]

Kreu i PS, Rama në takimin përmbyllës elektoral në Librazhd e nisi fjalën e tij duke ironizuar Tomor Alizotin, i cili pak ditë më parë deklaroi se “kryeministrin kam qejf ta ha të gjallë’.
Me ironi, Rama në këtë takim elektoral tha: ‘Kam ardhur me frikë’
“Kam ardhur me shumë frikë. Gati desh u ktheva mbrapsht se ka dal njëri këtej që do të na hajë gjallë. Nuk po e shoh gjëkundi atë. Sot kemi dhe takim të madh përmbyllës në Elbasan dhe ju falënderoj shumë që jeni kaq shumë këtu. Duke ju pa kaq shumë, edhe mua më del pak frika se ai kur thotë do hamë, ai ha me gjithë mend.
Sot dua t’ju marr pak kohë për t’ju bërë një pasqyrë të çfarë duhet mbajtur parasysh për Shqipërinë sot dhe çfarë do të bëjmë në vijim. Shpresoj dhe uroj durimin tuaj. Po hy në temë duke ju thënë që ky është një moment i rëndësishëm dhe duhet të përpiqemi që çdokush ka të drejtën e votës, edhe pse mund të jetë krejt në anën tjetër, të bindet se në 11 maj duhet të na bashkohet”-u shpreh Rama në nisje të fjalimit të tij.