Çitaku nga QKUK: Të plagosurit gjatë grabitjes e armatosur në Veternik në gjendje të rëndë
Dy të plagosurit gjatë grabitjes së armatosur në Veternik po marrin trajtimin shëndetësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Periskopi. Për gjendjen e tyre, ka folur mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Agron Çitaku. Ka thënë se gjendja e tyre është e rëndë. “Po ka ora 11:00 ka ardhur një pacient i


Dy të plagosurit gjatë grabitjes së armatosur në Veternik po marrin trajtimin shëndetësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Periskopi.
Për gjendjen e tyre, ka folur mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Agron Çitaku.
Ka thënë se gjendja e tyre është e rëndë.
“Po ka ora 11:00 ka ardhur një pacient i plagosur me armë zjarri. I cili është trajtuar pas reaniminit në sallë operative, është punuar dhe gjendet në mjekimin intensiv. Edhe ka ora 12:00 e kemi pasur edhe një tjetër i cili gjithashtu është reanimuar për momentin është në sallë operative. Regjioni (i plagosur) është i abdomenit i pari të i dyti është edhe në këmbë. Gjendje e rendë janë, plagosje me armë zjarri ka qenë”, ka thënë ai për media