Bislimi i kërkon Sørensenit “plan sekuencimi të drejtë dhe të barabartë” për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e priti gjithashtu në takim emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Zyra e Kryeministrit tha se “u bisedua mbi një sërë temash, me fokus në rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve në kuadër të procesit të dialogut”. “Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Implementimit i

Mars 17, 2025 - 17:00
 0  5
Bislimi i kërkon Sørensenit “plan sekuencimi të drejtë dhe të barabartë” për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
bislimi-i-kerkon-sorensenit-“plan-sekuencimi-te-drejte-dhe-te-barabarte”-per-zbatimin-e-marreveshjes-se-ohrit

bislimi-i-kerkon-sorensenit-“plan-sekuencimi-te-drejte-dhe-te-barabarte”-per-zbatimin-e-marreveshjes-se-ohrit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e priti gjithashtu në takim emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

Zyra e Kryeministrit tha se “u bisedua mbi një sërë temash, me fokus në rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve në kuadër të procesit të dialogut”.

“Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Implementimit i Ohrit duhet të zbatohen në tërësi përmes një plani të sekuencimit të drejtë dhe të barabartë mes palëve. Ai vlerësoi edhe qëndrimin publik të Bashkimit Evropian se sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është shkelje e marrëveshjes”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ZKM-ja.

Bislimi u tha se “ngriti shqetësimin dhe e informoi emisarin Sørensen mbi përpjekjet e autoriteteve serbe për të ndaluar ndihmat financiare të qeverisë së Republikës së Kosovës për shqiptarët në Luginën e Preshevës”.

“Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi emisarin Sørensen për vizitën e bisedën e sotme, duke shprehur edhe vullnetin e tij për bashkëpunim të frytshëm”, thuhet në komunikatë.

ZKM-ja tha se Bislimi i foli Sørensenit edhe për “progresin që ka shënuar vendi përgjatë viteve dhe mundësive për zhvillim që ofron Kosova, duke veçuar sektorin e teknologjisë së informacionit dhe moshën mesatare të re të popullsisë si aset të rëndësishëm”.