Çitaku për Qeverinë: I ka shpallur luf*të secilit që mendon ndryshe
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e akuzuar për shmangie të debateve dhe për luftë ndaj mendimeve ndryshe. Në Debat Plus, Çitaku theksoi se debati politik është shmangur jo vetëm nga Kuvendi i Kosovës, por edhe nga studiot televizive dhe
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e akuzuar për shmangie të debateve dhe për luftë ndaj mendimeve ndryshe.
Në Debat Plus, Çitaku theksoi se debati politik është shmangur jo vetëm nga Kuvendi i Kosovës, por edhe nga studiot televizive dhe hapësirat publike, duke lënë një vakum për qytetarët që kërkojnë qartësi dhe llogaridhënie.
“Është një betejë e hapur që kjo kastë qeverisë i ka shpallur secilit që nuk mendon si ata. Këta nuk duan të qeverisën, e që besa që katër vite kane dëshmuar që edhe nuk dinë. Këta duan nënshtrim. E kanë shmangur debatin edhe në Parlamentin e Kosovës. Në herët e fundit që kam qenë këtu kamë thënë se po na ikin kudo; po na ikin prej studiove televizive, po na ikim nga Kuvendi i Kosovës, po na ikin nga debati, po na ikin ne dhe po iu ikin juve”, ka thënë Çitaku.
Kritikat e Çitakut vijnë në një kohë kur Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë. gjatë fushatës zgjedhore, në nga disa prej mediave kryesore në Kosovë, përfshirë televizione si Dukagjini, Klan Kosova, T7, dhe mediumin Kallxo.com.