Sejdiu pas vde*kjes së Kohler: Ishte mbështetës i padilemë i Kosovës, nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë

Ish-presidenti, Fatmir Sejdiu ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentit gjerman, Horst Kohler. Sejdiu shkruan në Facebook se Kolher ishte ai që nënshkroi letrën e njohjes së pavarësisë së kosovës nga Gjermani. “Me dhembje dhe pikëllim të thellë përjetova lajmin për vdekjen e ish Presidentit të Republikës Gjermane Horst Köhler, liderit të çmueshëm të popullit gjerman

shkurt 1, 2025 - 20:00
 0  5
Sejdiu pas vde*kjes së Kohler: Ishte mbështetës i padilemë i Kosovës, nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë
sejdiu-pas-vde*kjes-se-kohler:-ishte-mbeshtetes-i-padileme-i-kosoves,-nenshkroi-letren-per-njohjen-e-pavaresise

sejdiu-pas-vde*kjes-se-kohler:-ishte-mbeshtetes-i-padileme-i-kosoves,-nenshkroi-letren-per-njohjen-e-pavaresise

Ish-presidenti, Fatmir Sejdiu ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentit gjerman, Horst Kohler.

Sejdiu shkruan në Facebook se Kolher ishte ai që nënshkroi letrën e njohjes së pavarësisë së kosovës nga Gjermani.

“Me dhembje dhe pikëllim të thellë përjetova lajmin për vdekjen e ish Presidentit të Republikës Gjermane Horst Köhler, liderit të çmueshëm të popullit gjerman i cili gjatë. Presidencës së tij u veçua me urtësi të jashtëzakonshme duke lënë gjurmë të jashtëzakonshme në dobi të popullit gjerman dhe vendit të tij të dashur”

“Presidenti Köhler, ishte një mbështetës i padilemë i Kosovës dhe popullit të saj në periudhën “më dinamike që i kishim në kohët e shpalljes së Pavarësisë dhe shtetbërjes së Kosovës”.

Kam pasur privilegjin që të pranoj letrën e njohjes së Republikës së Kosovës nënshkruar nga Ai në të cilën letër ai shprehë mbështetjen e fuqishme të Republikës së Kosovës duke garantuar ndihmën e parezervë në në shumë drejtime”.

“E veçantë dhe e paharrueshme ishte ftesa që më bëri në majin e vitit 2010 për të reallizuar vizitën shtetërore në nivelin më të lartë. Vullneti i tij për të ndihmuar Kosovën ishte domethënës. Marrëdhëniet me Republikën e Gjermanisë janë në nivel të admirueshëm”, shkruan Sejdiu.