Çlirim Haziri: Kosova s’do ketë president të zgjedhur në krah të UÇK’së
Edhe sonte, për herë të 18 radhazi është zhvilluar protestë në Prishtinë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së. Organizatori i ‘Jo në emrin tim’’, Çlirim Haziri, ka thënë se identitet kombëtar, gjaku i dëshmorëve e UÇK’ja, është në tavoli...


Edhe sonte, për herë të 18 radhazi është zhvilluar protestë në Prishtinë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së.
Organizatori i ‘Jo në emrin tim’’, Çlirim Haziri, ka thënë se identitet kombëtar, gjaku i dëshmorëve e UÇK’ja, është në tavolinën e Kuvendit, përcjell Gazeta Express.
‘’Sepse kërkesa jonë e 18 dite, identiteti jonë kombëtar sot ndodhet në tavolinën e këtij Kuvendi. Gjaku i dëshmorëve, UÇK’ja sot është në tavolinën e këtij kuvendi. Ne sot kemi ardh këtu për të iu thënë votojeni ligjin. Nuk do të mundin ta vendosin këtë ligj në bankën rezervë të politikës për politikat e tyre ditore e për pazare për president. Nuk do të ketë Kosova president të zgjedhur në krah të UÇK’së.”, ka deklaruar ai.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.