Conceiçao pranë shkarkimit, Milan ka gjetur trajnerin e ri
Conceiçao bën gati valixhet, Milan me trajner të ri. Milani nuk e njeh fitoren prej dy javësh në Serinë A dhe tashmë pozicionohet në vendin e 8-të. Pas humbjes kundër Bolonjës, trajneri i kuqezinjve, Serxho Konseisao dha një prononcim për mediat duke deklaruar se është i gatshëm të largohet nga Milani pa u paguar. Sipas […]


Conceiçao bën gati valixhet, Milan me trajner të ri.
Milani nuk e njeh fitoren prej dy javësh në Serinë A dhe tashmë pozicionohet në vendin e 8-të.
Pas humbjes kundër Bolonjës, trajneri i kuqezinjve, Serxho Konseisao dha një prononcim për mediat duke deklaruar se është i gatshëm të largohet nga Milani pa u paguar.
Sipas Sport Mediaset, Milan po shqyrton mundësinë që tia besojë drejtimin e skuadrës Mauro Tassottit.
Tassotti e ka drejtuar Milanin në sezonin 2000/01 dhe së fundmi është rikthyer te Rosonerët si pjesë e stafit teknik te Milan Futuro që garon në Serie C.
Tassotti do ta drejtojë Milanin deri në verë ku pritet që në stolin e Rosonerëve të ulet një trajner me emër.