Daut Haradinaj nga Aleanca ka reaguar pas protestës së djeshme në sheshin ‘’Skenderbeu’’ në Prishtinë.
Sipas Haradinaj protesta ishte masive mirëpo adresimet ishin të paqarta.
Postimi i plotë:
Protesta e djeshme ishte masive, ishte bash qysh i ka hije shqiptarit.
Adresimet ishin të paqarta, nuk i kuptova.
Edhe 4 ditë Kuvendit i përfundon mandati, pra nuk e paralajmëruat qartë.
Të gjithë e dini kush është kundër plotësim-ndryshimeve të ligjit dhe nuk po e thoni qartë.
Të gjithë e dini kush e bëri argatin e dreqit dhe nuk po e thoni.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.




