Daut Haradinaj fton qytetarët në tubimin e AAK-së sonte në Prishtinë

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin e radhës që do të mbahet sonte në Prishtinë. Haradinaj njoftoi se takimi do të zhvillohet në orën 18:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, duke ftuar qytetarët dhe mbështetësit që të jenë të

dhjetor 17, 2025 - 12:00
 0
Daut Haradinaj fton qytetarët në tubimin e AAK-së sonte në Prishtinë
Daut Haradinaj fton qytetarët në tubimin e AAK-së sonte në Prishtinë

Daut Haradinaj fton qytetarët në tubimin e AAK-së sonte në Prishtinë

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin e radhës që do të mbahet sonte në Prishtinë.

Haradinaj njoftoi se takimi do të zhvillohet në orën 18:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, duke ftuar qytetarët dhe mbështetësit që të jenë të pranishëm. Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe punën e madhe që po bëjnë aktivistët në terren.

“Shihemi sonte në orën 18:00, Prishtinë, në Sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë! Faleminderit të gjithëve për punën e madhe që po e bëjnë, sidomos aktivistët,” ka deklaruar Haradinaj.

Tubimi pritet të shërbejë si vazhdim i aktiviteteve elektorale të AAK-së në prag të zhvillimeve politike.