Daut Haradinaj: UÇK-ja na bashkon, drejtësi për çlirimtarët

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka qenë sot në Shkup, ku janë mbledhur përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare. Në këtë tubim me karakter simbolik dhe kombëtar, Haradinaj theksoi se shkronjat që i bashkojnë shqiptarët janë UÇK-ja, duke ritheksuar nevojën për drejtësi për Çlirimtarët dhe ruajtjen e vlerave

dhjetor 14, 2025 - 00:00
 0
Daut Haradinaj: UÇK-ja na bashkon, drejtësi për çlirimtarët
Daut Haradinaj: UÇK-ja na bashkon, drejtësi për çlirimtarët

Daut Haradinaj: UÇK-ja na bashkon, drejtësi për çlirimtarët

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka qenë sot në Shkup, ku janë mbledhur përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare.

Në këtë tubim me karakter simbolik dhe kombëtar, Haradinaj theksoi se shkronjat që i bashkojnë shqiptarët janë UÇK-ja, duke ritheksuar nevojën për drejtësi për Çlirimtarët dhe ruajtjen e vlerave të luftës çlirimtare.

Ai nënvizoi se uniteti mbarëkombëtar dhe qëndrimi i palëkundur në mbrojtje të historisë dhe sakrificës për liri mbeten thelbësore për të ardhmen e shqiptarëve kudo që jetojnë.

“Drejtësi për Çlirimtarët”, ishte mesazhi i qartë i Haradinajt nga Shkupi.