Dëmtohet sërish kyçja për në Mazgit, ministria del me njoftim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët se pjesa e kyçjes në Mazgit është dëmtuar përsëri si pasojë e ndërhyrjeve të realizuara nga KRU “Prishtina” në zonën ku kalon gypi i ujësjellësit. Sipas njoftimit, me qëllim...

maj 21, 2026 - 12:31
Dëmtohet sërish kyçja për në Mazgit, ministria del me njoftim
demtohet-serish-kycja-per-ne-mazgit,-ministria-del-me-njoftim

demtohet-serish-kycja-per-ne-mazgit,-ministria-del-me-njoftim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët se pjesa e kyçjes në Mazgit është dëmtuar përsëri si pasojë e ndërhyrjeve të realizuara nga KRU “Prishtina” në zonën ku kalon gypi i ujësjellësit.

Sipas njoftimit, me qëllim të rikthimit të sigurisë dhe funksionalitetit të plotë të kësaj pjese rrugore, shumë shpejt do të nis rehabilitimi i plotë dhe sanimi i dëmtimeve të krijuara.

“Lusim qytetarët që frekuentojnë këtë rrugë të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve që do të realizohen në afatin më të shpejtë të mundshëm”, bën thirrje ministria.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.