Dënim 17 vjet burg për shtetasin turk që vrau bashkëkombësin në Shtip
Shtetasi turk Kadir Kara, i cili pranoi fajësinë për vrasjen e një bashkëkombësi të tij në një kafene në sheshin “Sloboda” në Shtip, është dënuar me 17 vite burg dhe The post Dënim 17 vjet burg për shtetasin turk që vrau bashkëkombësin në Shtip appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Shtetasi turk Kadir Kara, i cili pranoi fajësinë për vrasjen e një bashkëkombësi të tij në një kafene në sheshin “Sloboda” në Shtip, është dënuar me 17 vite burg dhe dëbim nga Maqedonia pas përfundimit të vuajtjes së dënimit.
Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Shtip, Sasko Georgiev, bëri të ditur se vendimi u mor pas seancës dëgjimore më 19 dhjetor 2025, ku Kara pranoi fajësinë për veprat penale të “vrasjes” dhe “posedimit të paautorizuar të armëve”.
Ndërkohë, gjykimi i katër personave të tjerë, të akuzuar se ndihmuan Karan të kryente vrasjen, vazhdoi sot në Gjykatën Themelore të Shtipit. Provat përkatëse u paraqitën në sallën e gjyqit, ndërsa gjykimi i tyre do të vazhdojë më 20 janar në orën 10:30.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 maj 2025, kur një shtetas turk u vra në një restorant në sheshin “Sloboda”. Pas vrasjes, i pandehuri u përpoq të arratisej me ndihmën e katër personave, por të gjithë u kapën në një pikë pagese në autostradën Goce Delçev, në rrugën nga Shtipi për në Shkup.
Flaka
The post Dënim 17 vjet burg për shtetasin turk që vrau bashkëkombësin në Shtip appeared first on Flaka, në çdo lajm... .