Vend që nuk i mban as gazetarët: Abedin Bilalli largohet nga vendlindja
Gazetari Abedin Bilalli ka njoftuar largimin e tij nga profesioni, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm të jetës profesionale. Përmes një reagimi publik, Bilalli vlerëson kohën e kaluar në Globin The post Vend që nuk i mban as gazetarët: Abedin Bilalli largohet nga vendlindja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Gazetari Abedin Bilalli ka njoftuar largimin e tij nga profesioni, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm të jetës profesionale. Përmes një reagimi publik, Bilalli vlerëson kohën e kaluar në Globin si një nga përvojat më cilësore, si në plan personal ashtu edhe profesional.
Ai thekson se, ndonëse nuk është më pjesë e këtij televizioni, do ta mbajë gjithmonë me respekt përvojën e fituar, bashkëpunimin me kolegët dhe mundësinë për rritje profesionale përmes sfidave dhe kritikës së ndershme.
Një falënderim i veçantë u drejtohet kolegëve dhe bashkëpunëtorëve, ndërsa përmend në mënyrë të veçantë drejtorin Blerim Mustafi, të cilin e cilëson jo vetëm si drejtues, por edhe si mik, duke vlerësuar misionin e Globit për kontribut shoqëror.
Bilalli njofton se ka vendosur të ndjekë një rrugë të re përmes migrimit, një vendim që, sipas tij, mund të gjykohet, por që vjen si pasojë e realitetit të vështirë dhe jo e planeve personale. Ai thekson se nuk fajëson askënd për këtë zgjedhje dhe u uron sukses kolegëve të tij gazetarë, me thirrjen që secili të kontribuojë për ta bërë vendin më të mirë.
Abedin Bilalli ka qenë i angazhuar në portalin Flaka për dhjetë vite, nga viti 2015 deri në vitin 2025. Ai ka përfunduar Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Tetovës dhe gjatë karrierës së tij ka punuar në TV Globi dhe Flaka, duke qenë i përfshirë në dhjetëra projekte dhe seminare profesionale.
Gjatë angazhimit mediatik, Bilalli ka realizuar qindra reportazhe, emisione dhe dokumentarë, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në informimin e opinionit publik.
Largimi i tij i shtohet listës së gazetarëve që po e braktisin profesionin dhe vendin, në një realitet ku media gjithnjë e më pak arrin t’i mbajë profesionistët e saj. Gazeta Flaka
The post Vend që nuk i mban as gazetarët: Abedin Bilalli largohet nga vendlindja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .