Denion Meidani: Kujtesa është mburoja jonë, dinjiteti duhet të mbetet në qendër
Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Denion Meidani mori fjalën në një event të organizuar nga Z. Hasani dhe Qendra për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore, ku u The post Denion Meidani: Kujtesa është mburoja jonë, dinjiteti duhet të mbetet në qendër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Denion Meidani mori fjalën në një event të organizuar nga Z. Hasani dhe Qendra për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore, ku u trajtua rëndësia e kujtesës historike dhe përgjegjësisë morale ndaj së kaluarës.
Në këtë aktivitet, Meidani ishte pjesë e një paneli me kolegë nga Izraeli, Gjermania, Spanja dhe Bullgaria, ndërsa një nga momentet më prekëse ishte rrëfimi i znj. Efrat Baruch Altaraz për vogëlushen Rashela Sion nga Shtipi, një histori që solli në vëmendje dimensionin njerëzor të tragjedisë së Holokaustit.
“Këto momente na rikujtojnë se historia nuk është vetëm diçka që e mësojmë, por diçka që e mbajmë me vete,” theksoi Meidani.
Gjatë fjalës së tij, ai ndau një fakt domethënës për rolin e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Para Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kishte rreth 200 hebrenj; pas Holokaustit, ishin dhjetë herë më shumë. Ky është një simbol i qëndrueshëm i solidaritetit dhe i guximit moral,” u shpreh Meidani.
Sipas tij, përkujtimi i Holokaustit nuk ka të bëjë vetëm me nderimin e viktimave, por me mbrojtjen e vlerave themelore në të tashmen dhe të ardhmen.
“Ne përkujtojmë jo vetëm për të nderuar të shkuarën, por për të mbrojtur të ardhmen, sepse kujtesa është mburoja jonë dhe dinjiteti duhet të jetë gjithmonë në qendër,” deklaroi ai.
Në fund, Meidani falënderoi organizatorët dhe të gjithë ata që kontribuojnë në ruajtjen e kujtesës kolektive.
“Faleminderit që i mbani gjallë këto histori,” përfundoi ai. Gazeta Flaka
The post Denion Meidani: Kujtesa është mburoja jonë, dinjiteti duhet të mbetet në qendër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .