Deputetët e PD tërhiqen nga mbështetja për Endri Shabanin dhe kandidatët e tjerë
PD është tërhequr nga mbështetja për Endri Shabanin. Ish-kreu i Nisma Thurje nuk do të shkojë në Kuvend me firmat e deputetëve të PD, duke u rrëzuar si kandidaturë për Avokat Populli. Po ashtu, përmes një njoftimi PD bën të ditur se deputetët demokratë kanë tërhequr mbështetjen edhe për kandidatët e tjerë në garë, me […]
PD është tërhequr nga mbështetja për Endri Shabanin.
Ish-kreu i Nisma Thurje nuk do të shkojë në Kuvend me firmat e deputetëve të PD, duke u rrëzuar si kandidaturë për Avokat Populli.
Po ashtu, përmes një njoftimi PD bën të ditur se deputetët demokratë kanë tërhequr mbështetjen edhe për kandidatët e tjerë në garë, me arsyetimin se kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë, për Avokatin e Popullit.
Kujtojmë se Shabani paraqiti më herët edhe dorëheqjen si kryetar i Nismës Thurje, me qëllim kandidimin për postin e Avokatit të Popullit.
Sqarim për mediat:
Për shkak të interesit të mediave mbi kandidatët për Avokat Populli, ju sqarojmë se:
Nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve, pavarësisht se kur kandidatët vetë i kanë depozituar në Kuvend dhe një pjesë prej tyre i kanë përdorur në kundërshtim me ligjin si propozim për votim (gjë që nuk është e vërtetë) në kuptim të nenit 9 të ligjit për Avokatin e Popullit.
Pas vendimit të Komisionit të Ligjeve, që i është njoftuar zyrtarisht grupeve parlamentare, që “1 deputet mbështet vetëm 1 kandidat sipas ligjit”, deputetët e opozitës kanë tërhequr të gjitha nënshkrimet e dhëna paraprakisht, dhe kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë. Mbetemi në pritje të përgjigjes institucionale të Kryetarit të Kuvendit për të proceduar më tej.
Tërheqja e nënshkrimeve depozitohet zyrtarisht në Kuvend.