Deputeti i PDK-së: Kurti po kërkon pushtet absolut e jo qeverisje, shenja autoritarizmi

Deputeti i PDK’së, Eman Rrahmani, ka thënë se Albin Kurti po i kërkon më shumë se 2/3 e pushtetit dhe sipas tij kjo s’është synim për qeverisje por për pushtet absolut. Sipas deputetit Rrahmani këto janë shenja të autoritarizmit. Postimi i plotë: Albin Kurti paska kërkuar mbi 80 deputetë, pra mbi 67% të votave.Le të

Prill 25, 2026 - 13:00
Deputeti i PDK-së: Kurti po kërkon pushtet absolut e jo qeverisje, shenja autoritarizmi
deputeti-i-pdk-se:-kurti-po-kerkon-pushtet-absolut-e-jo-qeverisje,-shenja-autoritarizmi

deputeti-i-pdk-se:-kurti-po-kerkon-pushtet-absolut-e-jo-qeverisje,-shenja-autoritarizmi

Deputeti i PDK’së, Eman Rrahmani, ka thënë se Albin Kurti po i kërkon më shumë se 2/3 e pushtetit dhe sipas tij kjo s’është synim për qeverisje por për pushtet absolut.

Sipas deputetit Rrahmani këto janë shenja të autoritarizmit.

Postimi i plotë:

Albin Kurti paska kërkuar mbi 80 deputetë, pra mbi 67% të votave.
Le të shohim se ku në botë arrihen përqindje të tilla:

???????? Rwanda – Paul Kagame: 98%
???????? Rusia – Vladimir Putin: 76–87%
???????? Bjellorusia – Alexander Lukashenko: 83%
???????? Siria – Bashar al-Assad: mbi 90%
???????? Turkmenistani 97%
???????? Uzbekistani 80%
???????? Kina – sistem njëpartiak 100%
???????? Koreja e Veriut 99%+

Në demokracitë pluraliste evropiane, një parti apo lider rrallëherë i afrohet 50%, e lëre më 67%. Kur kërkon dy të tretat e pushtetit, nuk kërkon qeverisje, kërkon kontroll absolut.

Sot po jetojmë me shenja të autoritarizmit.

A po kërkon Albin Kurti edhe më shumë se kaq?