Deputetja e AAK-së: Kosova sa më parë të bëhet pjesë e NATO-s

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline ka folur për vizitën e sekretarit të NATO-s, Mark Rutte që do të vije në Kosovë. Ajo thotë se duhet parë rezultatet e takimit të liderëve politik me shefin e NATO-s. ”Ti shohim rezultatet pas takimeve të martën në Kosovë. Forcat e NATO-s janë në Kosovë dhe duhet

Mars 11, 2025 - 09:00
 0  12
Deputetja e AAK-së: Kosova sa më parë të bëhet pjesë e NATO-s
deputetja-e-aak-se:-kosova-sa-me-pare-te-behet-pjese-e-nato-s

deputetja-e-aak-se:-kosova-sa-me-pare-te-behet-pjese-e-nato-s


Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline ka folur për vizitën e sekretarit të NATO-s, Mark Rutte që do të vije në Kosovë.

Ajo thotë se duhet parë rezultatet e takimit të liderëve politik me shefin e NATO-s.

”Ti shohim rezultatet pas takimeve të martën në Kosovë. Forcat e NATO-s janë në Kosovë dhe duhet të kemi falënderim për gjithë kontributin që japin në Kosovë’’ thotë ajo.

Sipas saj trupat e NATO-s janë ato që mbrojnë Kosovën.

‘’Janë ata që e mbrojnë dhe përkujdesën për sigurinë e Kosovës’’ tha ajo.

Deputetja e AAK-së thotë se Kosova duhet sa më parë të bëhet pjesë e NATO-s.

‘’Fokusi duhet të jetë që Kosova sa më parë të jetë pjesë e NATO-s, sepse me këto zhvillime gjeo-politike dhe gjeo-strategjike, që po ndodhin në botë që të jemi të sigurt’’ deklaroi Time Kadrijaj.