Endrit Thaçi reagon pasi Kurti e përmendi babain e tij në konferencë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka postuar një storie në Instagram të babait të tij, i cili po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale. Endriti ka përmendur sukseset e babait të tij, nga lider studentor e deri te posti i presidentit. “E ky”, ka pyetur me ironi Endrit Thaçi, duke lënë të nënkuptohet


Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka postuar një storie në Instagram të babait të tij, i cili po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale.
Endriti ka përmendur sukseset e babait të tij, nga lider studentor e deri te posti i presidentit.
“E ky”, ka pyetur me ironi Endrit Thaçi, duke lënë të nënkuptohet që po aludon te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti – i cili ka qenë kundërshtar i ashpër opozitar i Thaçit.
Por, Kurti e ka përmendur Thaçin edhe në konferencën që e mbajti të dielën, duke thënë se nuk po mund ta dërgojë ushtrinë në veri shkak i politikave të Thaçit.