Derexhja e Postës shtetërore dhe kaosi në tregun e postës private në Maqedoninë e Veriut
Gjendja në sektorin postar në Maqedoninë e Veriut po paraqitet e rënduar, si në shërbimin publik ashtu edhe në tregun privat të shpërndarjes së dërgesave. Zëvendësdrejtori i Postës së Maqedonisë, The post Derexhja e Postës shtetërore dhe kaosi në tregun e postës private në Maqedoninë e Veriut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Gjendja në sektorin postar në Maqedoninë e Veriut po paraqitet e rënduar, si në shërbimin publik ashtu edhe në tregun privat të shpërndarjes së dërgesave.
Zëvendësdrejtori i Postës së Maqedonisë, Nikollçe Ugrinov, në emisionin “Biznis 21” në TV21 deklaroi se ndërmarrja publike ka mbyllur vitin 2025 me rreth 5 milionë euro humbje, duke theksuar se trendi negativ nuk ka ndryshuar krahasuar me vitin 2024 dhe se humbjet, sipas tij, po rriten nga muaji në muaj.
Ugrinov shtoi se çdo ditë pranohen ankesa nga qytetarët, mesatarisht rreth 10 në ditë, ose rreth 240 ankesa në muaj, që lidhen kryesisht me vonesa dhe shërbime jo të rregullta.
Ai kritikoi edhe sektorin e postave private, duke deklaruar se nga mbi 30 operatorë që veprojnë në vend, vetëm 2–3 prej tyre i plotësojnë kushtet ligjore për funksionim, ndërsa pjesa tjetër, sipas tij, operon në mënyrë të parregullt dhe duhet të mbyllet.
Sipas Ugrinovit, këto praktika dëmtojnë si Postën shtetërore ashtu edhe buxhetin e shtetit, pasi shpesh mungojnë kuponët fiskalë dhe kontrolli i plotë mbi pagesat. Ai përshkroi situata ku dërgesat dorëzohen në mënyrë joformale, pa dokumentacion të rregullt, duke ngritur shqetësime për transparencë dhe mbikëqyrje.
Ai tha gjithashtu se për këto probleme është informuar Qeveria dhe priten masa konkrete për rregullimin e tregut postar në vend.
Situata aktuale hap debat mbi konkurrencën në sektorin postar, standardet e shërbimit dhe nevojën për rregullim më të fortë institucional. Gazeta Flaka
The post Derexhja e Postës shtetërore dhe kaosi në tregun e postës private në Maqedoninë e Veriut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .