Dëshmia e Petkovskit ndryshon dinamikën në rastin “Lotaria” – Jep dëshmi që favorizojnë Bajramin dhe Grubin

Dëshmitari i Prokurorisë në rastin “Lotaria”, Vllado Petkovski, gjatë dëshmisë së tij dha deklarata që nuk përputhen me disa nga pretendimet kryesore të aktakuzës, duke bërë që Prokuroria ta shpallë atë dëshmitar armiqësor. Petkovski, dr...

tetor 2, 2026 - 18:30
Dëshmia e Petkovskit ndryshon dinamikën në rastin “Lotaria” – Jep dëshmi që favorizojnë Bajramin dhe Grubin

Dëshmitari i Prokurorisë në rastin “Lotaria”, Vllado Petkovski, gjatë dëshmisë së tij dha deklarata që nuk përputhen me disa nga pretendimet kryesore të aktakuzës, duke bërë që Prokuroria ta shpallë atë dëshmitar armiqësor.

Petkovski, drejtor sektori për lojërat e fatit në Lotarinë Shtetërore, foli pozitivisht për punën e Përparim Bajramit, duke thënë se ai kishte pasur qasje proaktive dhe kishte sjellë projekte të reja. Për paraardhësen e Bajramit, Katica Nikollovska, ai tha se nuk kishte bërë asgjë.

Pikë tjetër e rëndësishme ishte furnizimi me aparate VLT. Petkovski deklaroi se kishte marrë pjesë personalisht në procedurë dhe se ajo nuk kishte qenë kontestuese.

Kjo dëshmi nuk përputhet me tezën e Prokurorisë, sipas së cilës furnizimi me aparate ishte i panevojshëm dhe i kishte shkaktuar buxhetit dëm prej 9.7 milionë eurosh.

Petkovski tha se para furnizimit ishin përgatitur dokumente, studim fizibiliteti dhe hulumtim tregu, ndërsa ishin kërkuar edhe mendime nga Ministria e Financave dhe Qeveria.

Ai dëshmoi gjithashtu se në Lotarinë Shtetërore ishte shqyrtuar mundësia që institucioni vetë të organizonte lojëra elektronike të fatit.

“Qëllimi ishte që i gjithë fitimi të mbetej te Lotaria Shtetërore dhe të mos ndahej me të tjerët”, deklaroi Petkovski.

Pas këtyre përgjigjeve, Prokuroria hoqi dorë nga dëshmitari, por kërkoi që ai të merrej në pyetje përmes pyetjeve të kryqëzuara.

Në anën tjetër, avokati i Artan Grubit, Goce Ristevski, vlerësoi se dëshmia e Petkovskit e konfirmon tezën e mbrojtjes.

Seancat e radhës do të vazhdojnë me dëgjimin e gjashtë dëshmitarëve të tjerë. Në rastin “Lotaria” janë të akuzuar gjithsej tetë persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare, vepër për të cilën parashihet dënim nga një deri në pesë vjet burg. Gazeta Flaka

The post Dëshmia e Petkovskit ndryshon dinamikën në rastin “Lotaria” – Jep dëshmi që favorizojnë Bajramin dhe Grubin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.