Dështimi i konstituimit të Kuvendit edhe në tentimin e 21-të, reagon Blero: Marre, s’po ju vjen turp

Sot ka dështuar tentativa e 21-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Në lidhje me këtë është bërë një reagim edhe nga këngëtari Blero Muharremi. Ai ka reaguar në një postim në InstaStory. “‘Days of Our Lives’, është një telenovelë amerikane shumë e famshme që ka filluar në 1965 dhe vazhdon ende sot. Është ndër […]

maj 25, 2025 - 20:00
 0  7
Dështimi i konstituimit të Kuvendit edhe në tentimin e 21-të, reagon Blero: Marre, s’po ju vjen turp

Sot ka dështuar tentativa e 21-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Në lidhje me këtë është bërë një reagim edhe nga këngëtari Blero Muharremi.

Ai ka reaguar në një postim në InstaStory.

“‘Days of Our Lives’, është një telenovelë amerikane shumë e famshme që ka filluar në 1965 dhe vazhdon ende sot. Është ndër serialet më të gjata televizive në historinë e Amerikës dhe në botë. Ka mbi 14.800 episode. Marre, s’po ju vjen turp”, shkroi Blero.