Real Madridi i bën një ofertë sulmuesit të njohur kroat

Real Madridi ndjeu mungesën e madhe të Joselu Matos gjatë këtij sezoni, pas largimit të veteranit drejt Katarit verën e kaluar, pas nënshkrimit me Endrick Felipe. Reprezentuesi spanjoll ishte një armë kyçe nën drejtimin e Carlo Ancelottit, dhe tani ‘Los Blancos’ po synojnë të riprodhojnë ndikimin e tij sezonin e ardhshëm nën drejtimin e Xabi […]

qershor 13, 2025 - 19:00
 0  9
Real Madridi i bën një ofertë sulmuesit të njohur kroat

Real Madridi ndjeu mungesën e madhe të Joselu Matos gjatë këtij sezoni, pas largimit të veteranit drejt Katarit verën e kaluar, pas nënshkrimit me Endrick Felipe.

Reprezentuesi spanjoll ishte një armë kyçe nën drejtimin e Carlo Ancelottit, dhe tani ‘Los Blancos’ po synojnë të riprodhojnë ndikimin e tij sezonin e ardhshëm nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Në krye të listës së tyre të dëshirave thuhet se është sulmuesi kroat i Osasunës, Ante Budimir, dhe tani mediumi spanjoll Fichajes, raporton se ‘Los Blancos’ kanë bërë një ofertë për të.

Real Madridi thuhet se i ka ofruar Budimirit një pagë vjetore prej 3 milionë eurosh, ndërsa ai ka tërhequr interes nga klube si Real Betis, Real Sociedad, Roma dhe Juventus, të cilat janë interesuara për shërbimet e tij.

Sulmuesi 33-vjeçar ka një klauzolë lirimi prej 8 milionë eurosh, por në rast se një klub i madh si Real Madridi shpreh interesim, Osasuna do të negocionte.

Gjithashtu përmendet se Los Blancos mund të ofrojnë huazimin e ndonjë sulmuesi nga Castilla në shkëmbim, me Alvaro Rodriguez dhe Gonzalo Garcia që po kërkojnë destinacione të reja këtë verë.

Budimir u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Osasunës në La Liga sezonin e kaluar, duke shënuar gjithsej 24 gola në 42 ndeshje në ‘Pamplona’.

Vetëm Robert Lewandowski dhe Kylian Mbappe shënuan më shumë se 21 golat e Budimir në kampionat, duke e renditur atë të tretin në garën për Pichichi, pavarësisht se luante për një ekip që kishte vështirësi në krijimin e rasteve për gol.

Në total, Budimir realizoi afërsisht 44 për qind të golave të Osasunës në La Liga.