Digjet ‘Mercedesi’ në autostradën Shkup-Tetovë

Më 19.08.2026, në orën 01:10, në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, te kryqëzimi i Grupçinit, zyrtarët policorë nga Departamenti Policor i Grupçinit kanë vërejtur një automjet të djegur të tipit „Mercedes“, me targa të Shkupit. Automjeti është n...

gusht 19, 2026 - 14:30
Digjet ‘Mercedesi’ në autostradën Shkup-Tetovë

Më 19.08.2026, në orën 01:10, në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, te kryqëzimi i Grupçinit, zyrtarët policorë nga Departamenti Policor i Grupçinit kanë vërejtur një automjet të djegur të tipit „Mercedes“, me targa të Shkupit.

Automjeti është në pronësi të S.I. (66) nga fshati Bukoviq dhe drejtohej nga M.I. (19), po nga Bukoviqi. Në automjet ndodheshin edhe A.J. (19) nga Bukoviqi dhe B.B. (20) nga Shkupi.

Zjarri është shuar nga ekipet e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë.
Më vonë, gjatë kohës kur ekipi për hetim po kryente ekspertizën në vendngjarje, pasagjeri B.B. (20) filloi të fotografonte me telefon celular. Pasi iu kërkua të largohej, ai filloi të sillej në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve policorë.
Ai është ndaluar në Departamentin Policor të Grupçinit dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të dorëzohet parashtresë përkatëse.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.