Digjet një objekt në lagjen “Arbana” në Prizren, dëmi mbi 2 milionë euro
Një objekt është përfshirë nga zjarri në lagjen “Arbana” në Prizren, ku dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë mbi 2 milionë euro. Rastine ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se nuk ka persona të lënduar. “Më datë 18.11.2025, rreth orës 03:49, policia është njoftuar për një zjarr


Një objekt është përfshirë nga zjarri në lagjen “Arbana” në Prizren, ku dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë mbi 2 milionë euro. Rastine ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se nuk ka persona të lënduar.
“Më datë 18.11.2025, rreth orës 03:49, policia është njoftuar për një zjarr të shpërthyer në lagjen Arbana në Prizren. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka kontaktuar me dëshmitarin – rojet fizike – të cilët kanë deklaruar se kanë parë shpërthimin fillestar të zjarrit. Zjarri ka përfshirë një depo/punëtori për prodhimin e roletave. Njësitë e zjarrfikësve kanë reaguar dhe janë duke punuar për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin”, tha ai.
“Sipas informacioneve të para, nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmi material dyshohet të jetë mbi 2 milion euro”.
Në vendngjarje kanë dalë mbikëqyrësi i hetimeve, hetimet e stacionit, hetimet regjionale dhe njësia e Forenzikës. Është kontaktuar dhe njoftuar prokurori i shtetit, i cili me urdhër të tij ka iniciuar rastin ” Incident zjarri”. Hetimet po zhvillohen nga Sektori Rajonal I Hetimeve në bashkërendim me Prokurorinë Themelore.
