Përfshihet nga flakët një stallë në Shkozë të Prizrenit, s’ka të lënduar

Një stallë është përfshirë nga flakët në fshatin Shkozë të Prizrenit, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar. Rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se dëmi konsiderohet të jetë rreth 4000 euro. “Sot, më datën 18.11.2025, në orët e hershme të mëngjesit është raportuar se në fshatin

Nëntor 18, 2025 - 17:00
 0
Përfshihet nga flakët një stallë në Shkozë të Prizrenit, s’ka të lënduar
Përfshihet nga flakët një stallë në Shkozë të Prizrenit, s’ka të lënduar

Përfshihet nga flakët një stallë në Shkozë të Prizrenit, s’ka të lënduar

Një stallë është përfshirë nga flakët në fshatin Shkozë të Prizrenit, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar. Rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se dëmi konsiderohet të jetë rreth 4000 euro.

“Sot, më datën 18.11.2025, në orët e hershme të mëngjesit është raportuar se në fshatin Shkozë të Prizrenit një objekt përcjellës i një stalle ka marrë flakë. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale (rreth 4,000 euro), por nuk ka të lënduar”, thuhet në përgjigjen e tij.