Digjet një shtëpi në Shkup, gjendet e vdekur pronarja 71-vjeçare

Në SPB Shkup është denoncuar se një zjarr ka shpërthyer në një shtëpi në lagjen Qeramidnica, në pronësi të 71-vjeçares T.P nga Shkupi, e cila kishte probleme shëndetësore. Zjarri është shuar nga një ekip i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa pronarja është gjetur e vdekur brenda shtëpisë. “Një mjek i urgjencës ka konfirmuar vdekjen, […]

shkurt 25, 2026 - 19:00
 0
Digjet një shtëpi në Shkup, gjendet e vdekur pronarja 71-vjeçare

Në SPB Shkup është denoncuar se një zjarr ka shpërthyer në një shtëpi në lagjen Qeramidnica, në pronësi të 71-vjeçares T.P nga Shkupi, e cila kishte probleme shëndetësore.

Zjarri është shuar nga një ekip i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa pronarja është gjetur e vdekur brenda shtëpisë.

“Një mjek i urgjencës ka konfirmuar vdekjen, dhe me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi. Një ekip inspektimi nga SPB Shkup ka kryer inspektim”, thonë nga SPB Shkup.