Digjet vetura e një polici në Pejë, Policia jep detaje

Një veturë e një zyrtari policor është përfshirë nga zjarri sonte në Pejë. Rastin për Reporteri.net ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Papa Klementi’ në Pejë një veturë është kapluar nga zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet

Jan 21, 2026 - 00:00
 0
Digjet vetura e një polici në Pejë, Policia jep detaje

Një veturë e një zyrtari policor është përfshirë nga zjarri sonte në Pejë.

Rastin për Reporteri.net ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Papa Klementi’ në Pejë një veturë është kapluar nga zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale,” ka deklaruar Gashi.

Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori i shtetit si dhe eksperti i zjarrit për të hetuar shkaqet e incidentit