Dje u dorëzua në polici, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosje në Ferizaj

Një muaj paraburgim i është caktuar A.R, të dyshuarit për plagosje në Ferizaj, ku i njëjti dje është dorëzuar në polici. Në njoftimin e gjykatës thuhet se i pandehuri me qëllim që të privoj nga jeta ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar plagë nga arma e zjarrit

Jan 22, 2026 - 18:30
 0
Dje u dorëzua në polici, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosje në Ferizaj
dje-u-dorezua-ne-polici,-nje-muaj-paraburgim-ndaj-te-dyshuarit-per-plagosje-ne-ferizaj

dje-u-dorezua-ne-polici,-nje-muaj-paraburgim-ndaj-te-dyshuarit-per-plagosje-ne-ferizaj

Një muaj paraburgim i është caktuar A.R, të dyshuarit për plagosje në Ferizaj, ku i njëjti dje është dorëzuar në polici.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se i pandehuri me qëllim që të privoj nga jeta ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar plagë nga arma e zjarrit në abdomen, dorë dhe regjion femoral, për pasojë i dëmtuari i është nënshtruar operimit në QKUK.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Ilir Bytyqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 21.12.2025, rreth orës 23:20, në një rrugë të qytetit të Ferizajt, pas një konflikti verbal, i pandehuri me qëllim që të privoj nga jeta ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës A.D., duke i shkaktuar plagë nga arma e zjarrit në abdomen, dorë dhe regjion femoral, për pasojë i dëmtuari i`u është nënshtruar operimit në QKUK -Prishtinë. Si dhe se i pandehuri me datë, kohë dhe vend të shënuar si më lartë tek pika e parë e dispozitivit, në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm lidhur me armët ka mbajtur në pronësi dhe posedim armën e zjarrit të llojit CZ, modeli 70, kalibri 7.65 MM”, thuhet në njoftimin e gjykatës.