Dmitri Zikov, ambasador i ri rus në vend/ Presidenca nuk tregon për kredencialet

Presidenti rus Vlladimir Putin ka emëruar Dmitri Zikov ambasador të ri në Shkup. “Megjithëse kemi bërë pyetje, zyra e presidentes Gordana Siljanovska Davkova ende nuk përgjigjet nëse presidentja do të pranojë letrat kredenciale të Ambasadorit të sapoemëruar rus në vend, Dmitri Zikov”, raporton Mihajllo Donev, gazetar. Ekspertët theksojnë se nga pikëpamja diplomatike do të ishte […]

dhjetor 26, 2025 - 15:30
 0
Dmitri Zikov, ambasador i ri rus në vend/ Presidenca nuk tregon për kredencialet

Presidenti rus Vlladimir Putin ka emëruar Dmitri Zikov ambasador të ri në Shkup.

“Megjithëse kemi bërë pyetje, zyra e presidentes Gordana Siljanovska Davkova ende nuk përgjigjet nëse presidentja do të pranojë letrat kredenciale të Ambasadorit të sapoemëruar rus në vend, Dmitri Zikov”, raporton Mihajllo Donev, gazetar.

Ekspertët theksojnë se nga pikëpamja diplomatike do të ishte më mirë që presidentja ti pranonte letrat kredenciale.

“Maqedonia e Veriut dhe Federata Ruse kanë vendosur marrëdhënie diplomatike, niveli i marrëdhënieve është në nivelin e ambasadave, nuk shoh asnjë arsye pse duhet të ulim nivelin e marrëdhënieve dypalëshe, domethënë marrëdhëniet diplomatike, ndër të tjera, sepse ka shumë vende që ende kanë marrëdhënie diplomatike, ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike është diçka shumë më serioze”, tha Andreja Stojkovskit, analist dhe drejtor i Institutit PRESPA.

Ndërkohë Stojkovski paralajmëron se ndikimi rus në vend ekziston ende. Një mënyrë është përmes Serbisë dhe kryesisht përmes kishës, dhe e dyta drejtpërdrejt përmes narrativit të Rusisë për mosmarrëveshjet dypalëshe të vendit tonë me Bullgarinë.

“Njoftimi i Ambasadës Ruse në Shkup për 24 maj, i përshtatur për nevojat e dëgjuesit tonë, domethënë qytetarëve tanë, për leximin tonë, dhe i njëjti njoftim në të njëjtën datë në Sofje, nga Ambasada Ruse në Sofje, për nevojat e audiencës bullgare. Të dy njoftimet janë përshtatur me atë që duhet të ushqejë nacionalizmin ose të ruajë mosmarrëveshjen dypalëshe midis dy vendeve dhe kjo është një mënyrë për të ruajtur ndikimin rus në Maqedoni”, u shpreh Andreja Stojkovski, analist dhe drejtor i Institutit PRESPA.

Pas agresionit në Ukrainë, Rusia e futi Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve armiqësore. /Alsat.mk