DnV tregon në cilin qytet pati dalje më të lartë të qytetarëve për të votuar

Eugen Cakolli, në konferencën e radhës të Demokracisë në Veprim (DnV), e cila po vëzhgon zgjedhjet e sotme, ka prezantuar të dhënat mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ai tha se dalja e qytetarëve në votime është pothuajse e njëjtë me atë të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Tutje, ai tha se

dhjetor 28, 2025 - 20:00
 0
DnV tregon në cilin qytet pati dalje më të lartë të qytetarëve për të votuar
DnV tregon në cilin qytet pati dalje më të lartë të qytetarëve për të votuar

DnV tregon në cilin qytet pati dalje më të lartë të qytetarëve për të votuar

Eugen Cakolli, në konferencën e radhës të Demokracisë në Veprim (DnV), e cila po vëzhgon zgjedhjet e sotme, ka prezantuar të dhënat mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Ai tha se dalja e qytetarëve në votime është pothuajse e njëjtë me atë të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Tutje, ai tha se rajonet me dalje më të madhe janë komunat me shumicë serbe me 47%, të pasuara nga rajoni i Prishtinës me 43%

“Tani që kanë kaluar dhjetë orë nga hapja e vendvotimeve, po vërehet një interesim më i lartë i qytetarëve për të votuar, ndërsa procesi në përgjithësi po rrjedh i qetë. Dalja në votime, sipas vëzhguesve të DnV-së, deri në orën 17:00 është rreth 38.9%. Për krahasim, në intervalin e njëjtë kohor gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit, dalja ishte rreth 39%. Rajonet me dalje më të madhe janë komunat me shumicë serbe me 47%, të pasuara nga rajoni i Prishtinës me 43%”, theksoi ai./EO