Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka rikthyer në vëmendje një premtim të Albin Kurtit nga fushata zgjedhore e vitit 2019, lidhur me uljen e çmimit të energjisë elektrike.
Gjatë debatit për energjinë në Kuvendin e Kosovës, Bajrami ka lëshuar një deklaratë të atëhershme të Kurtit, në të cilën ai premtonte se do të synonte uljen e çmimit të energjisë, duke theksuar se Kosova ka burime të mëdha të saj.
“Por ne do ta synojmë uljen e energjisë elektrike, sepse tepër shtrenjt kur rrijmë mbi gjithë këtë energji që kemi.
Në historinë e Kosovës, numër më të madh të qytetarëve që nuk e kanë ditur sa e kanë faturën, nuk ka pasur”.
Pas kësaj, Bajrami i është drejtuar ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke kërkuar që ajo të paraqesë planet e Qeverisë për të parandaluar rritjen e paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike.
Ajo ka thënë se qytetarët i dinë faktet për çështjen e energjisë, ndërsa ka kritikuar përqendrimin e ministres në krahasimet me të kaluarën, në vend që të flasë për rezultatet dhe planet e institucionit që drejton.
“Po na duhet me i sjellë këto fakte sepse qytetsrët e Kosovës i dijnë, por ju deputetë duket që i keni haru.
Ministre kish me qenë mirë, i kemi pasë disa debate për enerjgi dhe problemet në këtë sektor, kish me qenë mirë që tash me fillu edhe me na tregu cilat I keni planet, qysh keni me parandalu ngritjen e energjisë elektrike, e të tjera. Jo me folë për historinë, sepse konsideroj, që disa gabime në histori edhe ju kanë sjellë juve këtu. Znj.ministre sot bëhen 5 vjet, 7 muaj e 22 ditë që ju jeni ministre e këtij dikasteri. Ju është dashur që të bëni diçka më tepër se sa të krahasoheni me të kaluarën”, ka thënë Bajrami.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.




