“Do të jetë sërish ferr dhe Ibër i përgjakur”: Qysh folën në Telegram të akuzuarit para sulmit në Ibër-Lepenc
Nga aktakuza për sulmin në Ibër-Lepenc është zbuluar edhe një grup në rrjetin social Telegram, aty ku sipas aktakuzës të përpiluar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, paralajmëroheshin edhe sulmet para Ibër-Lepencit si dhe veprime të tjera destrkutive të këtij grupi. Por, ajo që është edhe më interesante në këtë pjesë të aktakuzës është se edhe


Nga aktakuza për sulmin në Ibër-Lepenc është zbuluar edhe një grup në rrjetin social Telegram, aty ku sipas aktakuzës të përpiluar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, paralajmëroheshin edhe sulmet para Ibër-Lepencit si dhe veprime të tjera destrkutive të këtij grupi. Por, ajo që është edhe më interesante në këtë pjesë të aktakuzës është se edhe sulmi në Ibër-Lepenc u paralajmërua.
“Do të jetë sërish ferr dhe Ibër i përgjakur, kur të zbresin ujqërit nga bjeshkët Serpe”, kjo është postuar në këtë grup 17-18 orë para sulmit tërrorist në Ibër-Lepenc.
Në aktakuzë janë paraqitur edhe fotografi të këtij paralajmërimi.
