“Do të jetosh gjatë në mendjet e zemrat tona” – Drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës kujton policin Altin Kryeziu
Drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta, ka reaguar pas vdekjes së zyrtarit policor Altin Kryeziu, duke shprehur pikëllimin për ndarjen e tij nga jeta. Përmes një postimi në Facebook, Graishta e përshkroi Kryeziun si zyrtar ...


Drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta, ka reaguar pas vdekjes së zyrtarit policor Altin Kryeziu, duke shprehur pikëllimin për ndarjen e tij nga jeta.
Përmes një postimi në Facebook, Graishta e përshkroi Kryeziun si zyrtar të devotshëm, koleg, mik dhe shok shembullor.
“I rëndë lajmi që nga sot nuk je në mesin tonë Altin Kryeziu. Do të kujtohesh përherë si zyrtar i devotshëm i organizatës sonë, si koleg, mik e shok shembull për të gjithë ne”, ka shkruar ai.
Graishta shtoi se, ndonëse Kryeziu jetoi pak, kujtimi për të do të mbetet gjatë.
“Ishe shkurt në këtë botë, por do të jetosh gjatë në mendjet e zemrat tona”, përfundoi ai.
Altin Kryeziu ndërroi jetë pasi për disa ditë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident gjatë kryerjes së detyrës.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.