Doktoresha Zyrie Arifi i bashkohet Aleancës për Shqiptarët, Taravari: Suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët

Strukturave të Aleancës për Shqiptarët u është shtuar një emër i ri nga Komuna e Çuçer Sandevës. Lajmin e bëri të ditur Arben Taravari, i cili njoftoi se doktoresha Zyrie The post Doktoresha Zyrie Arifi i bashkohet Aleancës për Shqiptarët, Taravari: Suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 20, 2026 - 23:30
 0
Doktoresha Zyrie Arifi i bashkohet Aleancës për Shqiptarët, Taravari: Suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët

Strukturave të Aleancës për Shqiptarët u është shtuar një emër i ri nga Komuna e Çuçer Sandevës. Lajmin e bëri të ditur Arben Taravari, i cili njoftoi se doktoresha Zyrie Arifi i është bashkuar subjektit që ai drejton.

Taravari e cilësoi afrimin e saj si një vlerë të shtuar për organizatën, duke theksuar se angazhimi i profesionistëve në politikë forcon alternativën që ofron Aleanca për Shqiptarët.

“Me doktoreshën Zyrie Arifin nga Komuna e Çuçer Sandevës, prurje e re në organizatën tonë. I urova mirëseardhje në Aleancën për Shqiptarët dhe suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët”, deklaroi Taravari.

Ai ritheksoi se partia mbetet e përkushtuar ndaj fuqizimit të rolit të gruas në politikë, duke e konsideruar përfshirjen e grave si element kyç për zhvillim, përfaqësim dinjitoz dhe vendimmarrje më gjithëpërfshirëse. Gazeta Flaka

The post Doktoresha Zyrie Arifi i bashkohet Aleancës për Shqiptarët, Taravari: Suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .