Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila mbante këtë pozicion në vitin 2012. Në një email të dërguar nga një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, thuhet: Mirë se vini në Paris, Princesha nga Tajlanda do

shkurt 1, 2026 - 14:30
 0
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
dosja-epstein,-cfare-thuhet-per-ish-presidenten-e-kosoves,-atifete-jahjaga?

dosja-epstein,-cfare-thuhet-per-ish-presidenten-e-kosoves,-atifete-jahjaga?

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila mbante këtë pozicion në vitin 2012. Në një email të dërguar nga një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, thuhet:

Mirë se vini në Paris,
Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës. Ajo do të donte të ju takonte nëse keni kohë këtë javë.
Gjithë të mirat, Daniel.

Nuk dihet nëse ky takim u zhvillua vërtet. Ndryshe, Atifete Jahjaga është presidentja e parë grua e Kosovës dhe shërbeu si Kryetare e Shtetit nga viti 2011 deri në vitin 2016.

Kujtojmë se përmbajtja e dosjes së publikuar përfshin afërsisht 3 deri në 3.5 milionë faqe me të dhëna rreth aktiviteteve të Epstein, 2,000 video dhe 180,000 imazhe. Departamenti i Drejtësisë pretendon se një pjesë e përmbajtjes është e vështirë ose e pamundur të publikohet pa mbrojtur privatësinë, kështu që emrat dhe informacionet personale të viktimave janë fshirë pjesërisht ose plotësisht. /Telegrafi/