Drejtori i kompanisë SIGAL Maqedoni Driton Idrizi takoi ambasadorin e Austrisë, Martin Pamer
Shkup, 4 shkurt – Drejtori i kompanisë SIGAL Maqedoni Driton Idrizi pati kënaqësinë dhe nderin të presë në një vizitë zyrtare Ekselencën e Tij, Martin Pamer, Ambasador i Republikës së…
Shkup, 4 shkurt – Drejtori i kompanisë SIGAL Maqedoni Driton Idrizi pati kënaqësinë dhe nderin të presë në një vizitë zyrtare Ekselencën e Tij, Martin Pamer, Ambasador i Republikës së Austrisë, në ambientet e saj.
Vizita u zhvillua në një atmosferë shumë miqësore dhe respekti të ndërsjellë, ku u diskutua për rolin e sektorit të sigurimeve, bashkëpunimin ndërmjet biznesit dhe institucioneve ndërkombëtare, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të këtyre marrëdhënieve.
Gjatë takimit, Ambasadori Pamer i uroi përfaqësuesit e SIGAL Maqedoni suksese në punën e tyre dhe i ftoi të marrin pjesë në Vienna Ball, një ngjarje prestigjioze kulturore që organizohet çdo vit në Shkup.
Drejtori i SIGAL Maqedoni, z. Driton Idrizi, shprehu mirënjohjen për vizitën, vëmendjen dhe mbështetjen e treguar nga Ambasadori i Austrisë, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi në forcimin e lidhjeve mes komunitetit të biznesit dhe institucioneve ndërkombëtare.
SIGAL Maqedoni vlerëson lart këtë vizitë, e cila përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të partneriteteve dhe promovimit të vlerave të përbashkëta.
