Duraku, Xhaferi, Bexheti, Dehari, Ademi dhe Alimi nuk ndodhen në kryesinë e re të BDI-së

Kongresi i sotëm i Bashkimit Demokratik për Integrim ka sjellë rikonfigurim të dukshëm të strukturave drejtuese të partisë, me emra të rinj në pozita kyçe, por edhe me mungesë të The post Duraku, Xhaferi, Bexheti, Dehari, Ademi dhe Alimi nuk ndodhen në kryesinë e re të BDI-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 20, 2025 - 19:30
 0
Duraku, Xhaferi, Bexheti, Dehari, Ademi dhe Alimi nuk ndodhen në kryesinë e re të BDI-së

Kongresi i sotëm i Bashkimit Demokratik për Integrim ka sjellë rikonfigurim të dukshëm të strukturave drejtuese të partisë, me emra të rinj në pozita kyçe, por edhe me mungesë të theksuar të disa figurave të vjetra dhe me peshë politike në Kryesinë Qendrore.

Arbër Ademi është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, ndërsa Nebi Rexhepi do të ushtrojë funksionin e Sekretarit Organizativ. Posti i Nënkryetarit të parë i është besuar Bujar Osmanit.

Nënkryetarë të partisë janë zgjedhur Faton Ahmeti nga Tetova, Erkan Arifi nga Dega e Likovës, Arbana Pashollu nga Dibra si dhe Arta Bilalli Zendeli nga Dega e Gostivarit, duke reflektuar përfaqësim rajonal dhe gjinor në strukturat e reja drejtuese.

Fokusi i këtij Kongresi mbetet përbërja e Kryesisë Qendrore, ku nuk figurojnë emra të njohur të BDI-së si Sadulla Duraku, Talat Xhaferi, Blerim Bexheti, Fatmir Dehari, Nazim Bushi, Resi Abdurrahmani, Shaban Memeti, Ejup Rustemi, Musa Xhaferi, Xhevat Ademi dhe Ejup Alimi.

Mungesa e këtyre figurave shihet si sinjal i ndryshimeve të brendshme dhe i një ripozicionimi politik të BDI-së, në prag të sfidave të ardhshme politike dhe zgjedhore.

The post Duraku, Xhaferi, Bexheti, Dehari, Ademi dhe Alimi nuk ndodhen në kryesinë e re të BDI-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .