Durmishi: Ali Ahmeti fshihet pas studentëve dhe manipulon me gjuhën shqipe

Besar Durmishi nga VLEN ka reaguar pas protestës së studentëve në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkuan që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, duke drejtuar akuza tëndaj Ali Ahmetit dhe BDI-së. Durmishi deklaroi se...

maj 18, 2026 - 22:30
Durmishi: Ali Ahmeti fshihet pas studentëve dhe manipulon me gjuhën shqipe

Besar Durmishi nga VLEN ka reaguar pas protestës së studentëve në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkuan që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, duke drejtuar akuza tëndaj Ali Ahmetit dhe BDI-së.

Durmishi deklaroi se problemi me moszhvillimin e provimit në gjuhën shqipe ka ekzistuar prej vitesh dhe fajtorë për këtë është ish-pushteti i BDI-së. Ai tha se protesta është e drejtë demokratike, por sipas tij, po tentohet të manipulohet politikisht.

Në deklaratën e tij, ai përmendi edhe ish-zyrtarët e BDI-së, Musa Xhaferin dhe Blerim Bexhetin, duke i cilësuar si përgjegjës për situatën e krijuar.

Durmishi tha se në një takim mes kryeministrit dhe drejtuesve të VLEN-it është diskutuar për këtë problem dhe premtoi se provimet profesionale “shumë shpejt do të jenë edhe në gjuhën shqipe”.

Ai akuzoi Ahmetin se “fshihet pas studentëve” dhe se po tenton të përfitojë politikisht nga pakënaqësitë e tyre, ndërsa u bëri thirrje studentëve të mos bien, siç tha ai, “pre e manipulimeve politike”.

“Sot në protestë u shfaqën, pa fije turpi edhe dy fajtorët kryesor që provimi i jurisprudencës nuk mbahet shqip: Musa Xhaferi e Blerim Bexheti. Këta që sot përpiqen ta ndezin këtë temë, përdorën pushtetin për t’u pasuruar në kohën kur duhej të ishte rregulluar problemi. Shqiptarët nuk janë naivë. Ata e shohin shumë qartë se pas kësaj zhurme nuk qëndron halli i studentit, por halli i pushtetit të humbur.
Prandaj pyetja është tjetër. Pse Ali Ahmeti fshihet pas studentëve? Pse nuk u thotë shqiptarëve se këtë çështje nuk e zgjidhën kur kishte gjithë pushtetin në dorë? Edhe një herë, Ali Ahmeti dëshmoi se e gjuan gurin dhe e fsheh dorën. E ndez zjarrin nga prapa, i shtyn tjerët përpara dhe pastaj mundohet të përfitojë politikisht”, tha Durmishi.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.