VLEN: BDI sot po e instrumentalizon pakënaqësinë e studentëve, ata e kanë lënë këtë problem
Koalicioni VLEN ka reaguar lidhur me protestat e studentëve për të drejtën që të diplomuarit në juridik të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Ata e konsiderojnë të drejtë shprehjen e pakënaqësisë së studentëve dhe theksojnë se po punohet aktualisht për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme, ligjore dhe institucionale për këtë problem. “Kur […] The post VLEN: BDI sot po e instrumentalizon pakënaqësinë e studentëve, ata e kanë lënë këtë problem appeared first on InfoShqip.com.
Koalicioni VLEN ka reaguar lidhur me protestat e studentëve për të drejtën që të diplomuarit në juridik të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Ata e konsiderojnë të drejtë shprehjen e pakënaqësisë së studentëve dhe theksojnë se po punohet aktualisht për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme, ligjore dhe institucionale për këtë problem.
“Kur studentët dalin në protestë, kjo flet më shumë për dështimin e atyre që për vite kishin pushtetin, sesa për ata që sot po punojnë për të gjetur zgjidhje. BDI sot po e instrumentalizon pakënaqësinë e studentëve dhe po përpiqet të përfitojë politikisht nga një problem që vetë e ka lënë zvarrë. Kjo është skandaloze.
Kishte ministra, institucione, mekanizma dhe gjithë pushtetin e nevojshëm për ta mbyllur këtë çështje njëherë e mirë. Nuk e bëri. Jo pse nuk mundi, por sepse ishte e zënë me hajni, me Soravi, me blerje pronash dhe me pazare për llogari të klikës së vet. VLEN e konsideron protestën e studentëve si shprehje legjitime ndaj një padrejtësie që nuk duhej të zgjaste kaq shumë. Zëri i tyre duhet dëgjuar, jo të përdoret si vegël propagandistike nga ata që vetë e krijuan problemin.
Ne nuk do të bëjmë atë që është bërë për vite me radhë. Të flitet shumë dhe të mos zgjidhet asgjë. Për çështjen e mundësisë që të diplomuarit në juridik ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, tashmë po punohet seriozisht për një zgjidhje të qëndrueshme, ligjore dhe institucionale. Jo arnim. Por zgjidhje”, thonë nga VLEN.
The post VLEN: BDI sot po e instrumentalizon pakënaqësinë e studentëve, ata e kanë lënë këtë problem appeared first on InfoShqip.com.